Mjekja e pezulluar nga puna pas skandalit në Spitalin Onkologjik, Alketa Imeri Pere, tregoi në “Top Story” për sëmundjen e bashkëshortit të saj.
Pere tha se e ka firmosur dosjen e pacientit në spitalin privat “Megis” në ngarkesë për shkak të gjendjes shëndetësore të partnerit të saj.
Alketa Pere: Burri im vuan nga një sëmundje kronike, në Onkologjik e kemi detyrim, nuk kam firmosur, kam bërë vetëm një shënim, prokuroria le ta vërtetojë, është absolute ajo gjë nuk ka vend për t’u sqaruar. E kemi të detyrueshme të ofrojmë mentorship. Unë qëllova aty, unë nuk e njoh fare pacienten.
Alma Demiraj: Pse e firmose kartelën me emrin e spitalit privat “Megis”?
Alketa Pere: Mund të isha e traumatizuar nga burri im
Alma Demiraj: Si mund ta bësh këtë?
Alketa Pere: Nuk më duket ndonjë gjë për tu diskutuar.
Alma Demiraj: Jeni apo jo e punësuar nga “Megis”?
Alketa Pere: Jo.
Top Channel