Mes shumë emrave të mëdhenj që nuk po bindin në këtë Euro 2024, Anglia vazhdon të shkaktojë diskutime të ashpra.
Në të vërtetë, legjenda e Manchester United dhe trajneri aktual i Plymouthit, Wayne Rooney, beson se ka diçka të çuditshme në lidhje me “Tre Luanët” përpara ndeshjes së sotme kundër Sllovenisë.
Duke folur në programin “Euros Extra” të BBC-së, trajneri 38-vjeçar shpjegoi:
“Mesazhet që vijnë nga fusha janë shumë të ndryshme nga ato të dy turneve të fundit. Pa dyshim që diçka nuk shkon (me Anglinë). Mendoj se aspekti pozitiv i dy ndeshjeve të fundit është se situata mund të përmirësohet, ne do të përballemi me kundërshtarë më të mirë – analizoi Rooney – kështu që ne duhet të përmirësohemi dhe të përpiqemi të marrim një fitore të mirë.”
Rooney gjithashtu këmbënguli që Harry Kane dhe shokët e tij të skuadrës duhet të përpiqen të qartësojnë stilin e lojës:
“Për mua lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Kapiteni Harry Kane tha se nuk dinte si të bënte presion (pas barazimit kundër Danimarkës). Unë jam në atë skuadër dhe shkoj në fushën e futbollit dhe nuk di si të bëj presion apo si të luaj, është një shqetësim i madh.”
Top Channel