Broja në formacion? Gazetari zbulon të rejat e fundit nga Kombëtarja para përballjes me Spanjën

23/06/2024 10:15

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa në një lidhje live nga Gjermania për Top Arena ka dhënë detaje të reja nga Kombëtarja shqiptare para përballjes me Spanjën në Euro 2024.

“Nuk ka asnjë rastësi për Brojën, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ra në sy mungesa e tij në ndeshjen me Kroacinë, vendim teknik i trajnerit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar ka thënë Sylvinho dhe ndoshta me shumë gjasë do të jetë nuk di të them në formacion, por di të them që do të jetë patjetër në ndeshjen me Spanjën. Bëhet fjalë që do të jetë në formacion. Pashë Kumbullën, pashë Manajn, Strakoshën, lojtarë të cilët u afruan për të përshëndetur tifozët”, tha Tufa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA