Dy ndeshje pezullim për festimin me gjestin shokues, dënimi për futbollistin e Monaco vjen…me vonesë
Në mungesë të ndeshjeve të kampionateve, kjo perudhë pauze pritet të zbulojë disa histori që deri në këtë moment nuk kanë dalë në dritë. Dhe duke qenë se merkatoja e transferimeve është mbyllur, ngjallet shumë interes për një lëvizje që mund të ishte kryer, por që nuk u realizuar me të gjitha prapaskenat dhe detajet e saj. është ky rasti që sheh si protagonist Interin.
Goditja e fundit në merkato e klubit zikaltër ishte ai i Curtis Jones që u zyrtarizua në prag të ndeshjes me Monzan, por mësohet se 3 javë nga mbyllja e këtij sesioni ish futbollisti i Liverpoolit mund të kishte qenë blerja e parafundit e Interit
Ai që zbulon gjithçka është gazetari Fabrizio Romano. Në ditët e fundit të gushtit po qarkullonin zëra se Chivu ishte gati të mirëpriste një mesfushor ofensiv, në gjendje që të driblojë rivalin , një profil që i mungonte Interit me përjashtim të Diouf. Por gjithçka varej nga largimi i Luis Henrique. Futbollisti brazilian në mesin e muajit gusht dukej se ishte pranë kalimit te Roma dhe transferimi i tij do t’i hapte rrugën një ardhjeje të re dhe cilët ishin emrat më të mundshëm?
U fol për sulmuesin gjerman Leweling, emri i të cilit u lidh edhe me atë të Romës. Po kështu u përmend edhe Malick Fofana i Lyon. Moussa Diaby u lakua shumë por ai u kthye të Bayer Leverkusen. Objektiva të tjerë nuk dihen, por një gjë është e sigurt. Sipas Fabrizio Romanos, Interi nuk u informua për të kthyer në Itali, Federico Chiesa, që ende është jashtë projektit të Iraolës te Liverpool.
Në fund, marrëveshja mes Luis Henrique dhe Romës dëshroi dhe skenari për blerjen e një futbollisti ofensiv nuk u realizua. Për këtë do të flitet sërish në muajin janar, edhe pse Interi nëse do të bëjë ndo një lëvizje do ta bëjë për ndonjë futbollist ‘loë cost’. Por edhe në këtë rast gjithçka do të varet nga largimet.
Top Channel