Franca humbet Konate, Zidane e zëvendëson me futbollistin e skuadrës transalpine U21
Roberto Mancini ka grumbulluar 11 sulmues për këto 4 ndeshje të Nations League; nga këta 3 sulmues nuk janë gjetur ende rrugën e rrjetës(Cambiaghi, Inacio e Maldini), 3 të tjerë duhet ende të bëjnë debutimin (Sebastiano Esposito, Vergara e Zoma). Kështu që mbeten 5 sulmues që kanë arritur të shënojnë me fanellën e kombëtares italiane; duke i mbledhur golat e tyre arrihet në kuotën e 32 golave në total nga të 5 lojtarët(13 Kean, 11 Raspadori, 5 Pio Esposito, 2 Zaniolo, 1 Scamacca).
Gigi Riva vazhdon të jetë shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares italiane me 35 gola të shënuar në 42 ndeshje; i pari(një tregolësh) u shënua në Cosenza në 11 nëntor 1967(Itali-Qipro 5-0, për kualifikueset e Euro 1968) dhe i fundit në Olimpico të Romës në 20 tetor të 1973(Itali-Zvicër, për kualifikueset e Botërorit1974).
Fakti që ky rekord po reziston për më shumë se 50 vjet, fotografon një rënie të futbollit italian(që gjithsesi gjatë kësaj kohe ka fituar 2 botërorë dhe 1 Evropian). Madje në podiumin e golashënuesve më të mirë të Italisë përveç Rivas janë edhe Giuseppe Meazza në vendin e dytë me 33 gola dhe Silvio Piola në të tretin me 32. Sulmuesit ‘kontemporanë’ me pozicionin më të mirë janë Roberto Baggio dhe Alessandro Del Piero, të dy me 27 gola të shënuar.
Ndërsa kombëtaret e tjera të mëdha kanë shifra shumë herë më të larta dhe më ‘moderne’. E nisim nga të zakonshmit Cristiano Ronaldo (146 gola me Portugalinë) dhe Lionel Messi(125 me Argjentinën). Përveç Argjentinës, edhe 6 skuadra të tjera kampione bote janë shumë lart në krahasim me Italinë në këtë aspekt; Anglia me Harry Kane (85), Brazili me Neymar (80), Gjermania me Klose (71), Uruguaji me Suarez (69), Franca me Mbappè (66) dhe Spanja ne David Villa (59).
Edhe pjesa tjetër e ajkës evropiane dhe botërore të futbollit ka bërë më mirë se Italia; Belgjika me Lukaku (93), Polonia me Leëandoëskin (89), Hungaria me Puskas (84), Serbia me Mitrovic (64), Suedia me Ibrahimovic (62), Norvegjia meHaaland (62), SHBA me Dempsey e Donovan (57), Holanda me Depay (55) dhe Çekia me Koller (55), Danimarka me Tomasson e Paul Nielsen (52), Turqia me Hakan Sukur (51), Kili me Alexis Sanchez (51), Austria me Arnautovic (49), Bullgaria me Berbatov e Bonev (48), Kroacia con Suker (45). pastaj është edhe rasti i Rusisë; Dzuyba e Kerzakov janë në krye me 30 gola secili, por me fanellën e Bashkimit Sovjetik rekordi i përket Blochine me 42 gola. Italia rezulton se është prapa edhe Koresë së Jugut (Cha Bum Kun është në kuotën e 58golave) dhe as Marokut(Ahmed Faras me 36). është në të njëjtën kuotë golash me Rumanin(Mutu dhe Hagi nga 35 gola secili) duke lënë pas Sllovakinë me Marek Hamsik me 26 gola.
Me fjalë të tjera, Kombëtarja Italiane duket në një krizë të thellë goli, pavarësisht 3 sukseseve me peshë nga vitet 80 e më tej. Paolo Rossi në Botërorin u shpall shënuesi më i mirë me 6 gola, ndërkohë që 3 të tjerë i kishte shënuar 4 vjet më parë në Argjentinë. Për të janë 9 gola në fazat finale të Kupës së Botës, por vetëm 20 në total.
Pastaj vjen triumfi në Gjermani 2006 me golat që u shpërndanë te 10 futbollistë(nga 2 gola secilit Materazzi e Toni, 1 Del Piero, Gilardino, Grosso, Iaquinta, Inzaghi, Pirlo, Totti e Zambrotta). Edhe përpara 5 vitesh në Angli, në fitoren e Evropianit, skuadra e etapës së parë të Mancinit i kishte të shpërndarë golat te Chiesa, Immobile, Insigne, Locatelli e Pessina (të gjithë me nga 2 gola secili) dhe Barella e Bonucci (1).
Top Channel