Dy ndeshje pezullim për festimin me gjestin shokues, dënimi për futbollistin e Monaco vjen…me vonesë

24/09/2026 13:19

Komisioni i Disiplinës në Ligue 1 vendosi të ndëshkojë sulmuesin e Monaco Paris Brunner me 2 ndeshje pezullim.

Është një sanksion që u dha me vonesë ndaj 21 vjeçarit  të formuar në akademinë e Borussias së Dortmundit pasi bëhet fjalë për një episod që ka ndodhur në 12 shtator në sfidën mes Monacos dhe Strasbourg.

Në atë ndeshje Brunner shënoi golin e barazimit dhe festoi duke imituar gjestin e prerjes së fytit. Tentativa e tij për të kërkuar ndjesë rezultoi e kotë  duke e etiketuar atë çfarë ndodhi si një pakujdesi dhe futbollisti u dënua me dy ndeshje.

kjo do të thotë se Paris Brunner do të mungojë në ndeshjet e radhës së kampionatit francez me Toulouse dhe Lorient që do të luhen pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve.

Top Channel