U bashkuan te Besiktas, Vincenzo Italiano: Vlahovic, sulmuesi im më i mirë, nuk e di se përse nuk gjeti më vend te Juventusi

24/09/2026 11:39

Vincenzo Italiano dhe Dusan Vlahovic, mirëkuptimi mes trajnerit dhe futbollistit që u pa te Fiorentina, u rigjet në Turqi te Besiktasi. Tekniku italian flet për Corriere Dello Sport për tratativat për ish sulmuesin e Juventusit.

‘Ishte në kontakt me shumë klube të rëndësishëm, më tha se nëse nuk do të kishte zhvillime do të flisnim sërish-tregon Italiano-klubi ishte dakord me mua përsa i përket tentativës për ta marrë. Në fund arritëm të marrim një 26 vjeçar që ka ende shumë vlerë dhe një të ardhme të ndritur; i vendosur ne vendin e tij, mund të kthehet në Vlahovicin e disa viteve më parë. Ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje kampionati. Po kërkojm ta kemi në regjim të plotë. Dusan mund t’i japë ende shumë futbollit evropian, është shumë i ri’.

Italiano më pas foli për të kaluarën e sulmuesit serb te Juventusi.

‘Nuk e di pse nuk gjeti më hapësira te Juventusi, por duke parë shifrat, ndonjë gol e ka shënuar, nuk është se nuk ka pasur rendiment-shtoi Italiano-dëmtimet dhe ndonjë situatë në nivel klubi nuk e kanë ndihmuar. Kam pasur futbollistë të shkëlquyer në sulm, por Dusani i Firenzes më shfaqi diçka të ndryshme. Shënoi 20 gola në 20 ndeshje, e pabesueshme. Atë vit mund të kishim bërë diçka më shumë nëse nuk do të ishte larguar edhe pse bëmë mirë’.

Te Besiktasi është edhe Miretti dhe Italiano foli edhe për të.

‘U dëmtua dhe për 2 javë nuk e pata në dispozicion. Tani është mirë dhe ka bërë shumë mirë-shtoi Italiano-e kërkova me këmbëngulje, këtu duhen 4 lojtarë u23 dhe Fabio ka 100 ndeshje në Serie A. Ka shumë talent, te Juventus i kishte pak të mbyllura hapësirat dhe ne përfituam, mund të luajë në shumë role në mesin e fushës. ndeshjen e kaluar luajti shumë mirë më befasoi’.

Top Channel