Surprizë e dyfishtë në listën kuqezi, dy talente “braktisin” Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë
Mbrëmjen e kësaj të enjteje ngre zyrtarisht siparin edicioni i ri i Nations League një kompeticion që vjen me një ndryshim të madh teksa deri në 6 tetor skuadrat do të luajnë 4 ndeshje që ka sjellë ndërprerjen e kampionateve për 3 javë. Kosova është një prej skuadrave që do të zbresë në fushën e lojës me Dardandët që do të përballen me Irlandën në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës
Skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të përballet me Irlandën dhe bëhet fjalë për sfidën e parë në histori mes këtyre dy skuadrave. Kosova që do të ketë avantazhin e faktorit fushë ka humbur 1 nga 9 ndeshjet e fundit zyrtarë të zhvilluara në shtëpi, ndërsa Irlanda ka fituar dy ndeshjet e saj të fundit në Nations League dhe do të kërkojë që të vijojë në këtë seri.
Kosova përballet me disa mungesa shumë të rëndësishme; Amir Rrahmani dhe Florent Hadergjonaj nuk janë më pjesë e Dardanëve, ndërsa Florent Muslija dhe Elvis Rexhbeçaj mungojnë për shkak dëmtimi. Në këtë pikë Franco Foda vendosi të marrë në skuadër disa emra të rinj, Erblin Osmanin, Dion Kaçurin dhe Milot Avdylin.
Vedat Muriqi do të jetë kapiteni i ri i skuadrës dhe një prej figurave kryesore të kombëtares së Kosovës me ‘Piratin’ që është një prej shënuesve më të mirë në historinë e Nations League me 13 gola të shënuar.
Përsa i përket Irlandës, edhe kjo skuadër ka mungesat e saj. Trajneri Heimir Hallgrimsson nuk do të ketë në dispozicionin e tij 4 futbollistë ku bien në sy ato të Seamus Coleman dhe Nathan Collins.
Në një stadium që pritet të jetë i mbushur, ndaj një kundërshtari të fortë dhe për 3 pikë që mund të kenë peshë të madhe në një grup ku Austria shihet si favorite, Kosova e nis sonte misionin e saj të ri në Ligën e Kombeve.
Top Channel