Shqiptarët ‘pushtojnë’ Hamburgun/ Tifozët nisin festën para përballjes me Kroacinë, me plisa dhe flamuj në duar
19/06/2024 11:06
Mijëra shqiptarë ndodhen sot në Hamburg në mbështetje të Kombëtares në sfidën me Kroacinë në Euro 2024.
Hamburgu sot është veshur kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa ia kanë marrë valles me veshje popullore në rrugët e qytetit gjerman.
Shqiptarët kanë vërshuar nga të gjithë anët e globit, për të qenë aty, në mbështetje të kombëtares tonë.
Kjo është përballja e dytë e Shqipërisë dhe Kroacisë në Euro 2024, pasi nuk morën asnjë pikë në ndeshjet e para.
Në ndeshjen e parë në Euro 2024, Shqipëria u mund 1:2 nga Italia.
Top Channel