Ish-futbollisti Besnik Hasi ishte këtë mbrëmje në një intervistë me ‘Skype’ në Top Arena, ku foli për ndeshjen e Kombëtares me Kroacinë.
Ai u shpreh ndër të tjera se në këtë ndeshje kemi guxuar.
“Pjesën e parë ishim shumë mirë, bëmë edhe gol. Pjesën e dytë çaluan në anën fizike dhe taktike. Në fund… nga ana teknika po flasim
Ekipi jonë ishte shumë më mirë i vendosur se kur luajti me Italinë. Në lojën me Italinë nuk pamë asnjë bllok të lartë. Mirëpo në të shumtën e rasteve mbetëm…
Duket që neve na përshtaten këto ekipet që dominojnë lojën se ndjehemi më mirë kur marrim topin dhe reagojmë. Me italianët e patëm problem kur merrnim topin.
Kundër Italisë nuk guxuam të luajmë guxuam më tepër me Kroacinë. Të mbanim lojën, topin edhe të shënonim. Na përshtatej ekipi. Ndërrimet duhet te ishin bere me shpejt.
Broja dhe Strakosha treguan një nivel ndaj Italisë. Ndoshta trajnerin, duhet të kuptojmë se Broja nuk ka luajtur kaq shumë në kampionat”, tha Besnik Hasi.
Top Channel