FSHF-ja ka “rrëzuar” KOKSH-in sipas vendimit të fundit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (KAS).
Kjo e fundit ka përmbysur vendimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, që u mbajt më 10 janar 2021.
Në deklaratën për media nga ana e KOKSH-it, shkruhet:
Gjykata e Arbitrazhit për Sport Përmbys Vendimet e KOKSH në Favor të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka vendosur në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke përmbysur vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH) të mbajtur më 10 janar 2021.
Pikat Kryesore të Vendimit:
FSHF është e kënaqur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport, i cili korrigjon problemet thelbësore të anëtarësisë së KOKSH. Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së integritetit dhe drejtësisë në qeverisjen e sportit në Shqipëri si dhe thekson faktin se si pasoje e tij, te gjitha asambletë e KOKSH te zhvilluara pas datës 10 janar 2021 janë absolutisht te pavlefshme.
Top Channel