Kroacia, Daliç i hidhëruar: Nuk është një fillim i mirë, na duhet vetëm fitorja me Shqipërinë dhe Italinë

16/06/2024 09:30

Zlatko Dalic, trajner i Kroacisë, ka analizuar në kanalet e UEFA-s humbjen e sotme 3-0 ndaj Spanjës. Më poshtë deklaratat e tij:

“Nuk është fillim i mirë, por përgëzoj Spanjën për fitoren. Na mungonte energjia dhe agresiviteti dhe e pësuam golin e parë për shkak të një gabimi. Më e keqja është se golin e parë e pësuam nga një këndore, nuk duhet ta kishim lejuar, ndeshja u vendos në atë moment”.

Dalic e ka të qartë se në dy ndeshjet e radhës, me Shqipërinë dhe Italinë, duhet patjetër fitorja:

“Ne do të analizojmë se çfarë shkoi keq. I dhamë shumë kohë dhe hapësirë ​​kundërshtarit dhe u ndëshkuam. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje në fazën e grupeve. Duhet të fokusohemi në ato dhe të përpiqemi të marrim dy fitore.”/SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA