“Fitore e madhe”, De la Fuente: Ky aspekt më pëlqeu më shumë se golat

16/06/2024 09:52

Spanja e nisi në mënyrë të përkryer Euro 2024. Kombëtares iberike i mjaftoi vetëm një pjesë për të thyer 3-0 Kroacinë dhe për të siguruar tri pikët e para në grupin B.

Një sukses pa shumë sforco, por trajneri Luis De la Fuente kërkon nga djemtë e tij që të qëndrojnë me këmbë në tokë. Pasi ndeshja e radhës vjen shpejt dhe është përballë Italisë (20).

Jam shumë i lumtur për të gjithë ata që kanë punuar shumë për të arritur në këtë pikë. Ky grup është ambicioz, është një familje e madhe, ndaj jam i lumtur për të gjithë.

Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. E nisëm mirë, gjë që na jep pak siguri. Ishim të kompletuar përballë kroatëve, jam i lumtur për mënyrën si performuam në çdo repart.

Ishte kënaqësi që një skuadër e re si e jona ruajti përqendrimin gjatë gjithë sfidës. Tani duhet të mendojmë për Italinë”, theksoi tekniku i kombëtares spanjolle.

Që duelin e fundit në grup do e luajë ndaj Shqipërisë, në datën 24 qershor në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA