Kur Maradona veshi numrin 6 kuqezi të Baresit: Mbrojtësi më i madh
Thashethemet për një martesë të afërt mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez janë rikthyer fuqishëm, pasi çifti u fotografua së bashku në Mallorca duke mbajtur unaza identike me diamant, që kanë ngjallur menjëherë spekulime për një ceremoni të afërt.
Sipas mediave lokale, Ronaldo dhe Georgina po përgatiten të kurorëzojnë dashurinë e tyre, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga çifti.
Superylli portugez 42-vjeçar dhe Georgina Rodriguez, 32 vjeçe, nëna e tre prej gjashtë fëmijëve të tij, u panë duke shijuar pushimet në një jaht luksoz në Mallorca. Të dy mbanin unaza identike me diamant, një detaj që ka ushqyer edhe më shumë zërat për një martesë të afërt.

Sipas raportimeve të mediave portugeze, çifti, të cilit Ronaldo i propozoi martesë vitin e kaluar, po planifikon të martohet gjatë kësaj fundjave.
Një prezantues televiziv në Portugali pretendon se ceremonia do të zhvillohet në pronën historike Quinta da Regaleira, në Sintra. Megjithatë, ky informacion mbetet i pakonfirmuar, pasi kompleksi pritet të jetë i hapur për vizitorët edhe gjatë fundjavës.

Cristiano Ronaldo ka folur edhe më parë publikisht për dëshirën e tij për t’u martuar me Georginën. Në një intervistë për Piers Morgan, ai kishte deklaruar se shpresonte ta festonte martesën pasi të fitonte Kupën e Botës me Portugalinë.
“Shpresoj të shkoj në dasmën time me trofeun e kampionit të botës”, ishte shprehur ai në atë kohë.

Sulmuesi portugez ka theksuar gjithashtu se Georgina është gruaja me të cilën dëshiron të kalojë jetën. “Do të martohem me të sepse besoj se ka ardhur momenti i duhur. Jo vetëm sepse është nëna e fëmijëve të mi, por sepse është personi që dua më shumë në këtë botë”, kishte deklaruar Ronaldo.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u njohën në vitin 2016, kur ajo punonte në një butik të markës Gucci në Madrid. Ylli portugez i propozoi martesë në verën e vitit të kaluar. Duke kujtuar atë moment, Ronaldo ka treguar se Georgina fillimisht mendoi se gjithçka ishte një shaka.

“Ajo nuk u përqendrua te unaza. Më pyeti nëse isha serioz. Më tha: ‘E ke me të vërtetë?’ Unë iu përgjigja: ‘Po, të dua dhe dua të martohem me ty’. Në fillim nuk më besoi”, ka rrëfyer ai.
Pak minuta më vonë, Georgina publikoi në rrjetet sociale një foto të unazës së fejesës, të shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër: “E pranoj.”

Top Channel