Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, është shumë pranë largimit nga Rangers për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve të fundit, 26-vjeçari do t’i bashkohet klubit Al Taawoun në formulën e huazimit, ndërsa marrëveshja përfshin një opsion blerjeje, por jo detyrim, me vlerë 2.5 milionë paund.

Ndërkohë, pista që e lidhte Bajramin me një rikthim në futbollin italian ka rënë përfundimisht. Interesimi i disa klubeve nga Serie A nuk do të konkretizohet dhe mesfushori shqiptar pritet ta vazhdojë karrierën në kampionatin saudit.

Kalimi te Al Taawoun pritet të zyrtarizohet së shpejti, me Bajramin që do të nisë një kapitull të ri pas periudhës së tij te Rangers.

Top Channel