Kisha amerikane që ‘adhuron’ kanabisin, ka roje të armatosura dhe ‘Profetin e Kërpudhave’ (fotot)

14/06/2024 17:43

Kisha e Ambrosia është themeluar pesë vjet më parë në SHBA, ka tashmë 100,000 besimtarë dhe beson se kanabisi dhe kërpudhat magjike i japin njerëzve aftësitë të lidhen më mirë me Zotin.

Komuniteti fetar i qytetit të Oakland ka rritjen më të shpejtë në SHBA dhe drejtohet nga pastor Dave Hodges, i dedikuar për zgjerimin e aksesit publik ndaj bimëve psikodelike që sipas tij i bëjnë ata më ‘shpirtërorë’, dhe ndihmojnë ne reduktimin e varësisë nga drogat sintetike dhe opiate ne SHBA.

Hodges, i cili njihet ndryshe si ‘Profeti i kërpudhave’ është i përfshirë në të tjera kisha me eksperienca të ngjashme ‘psikodelike’ dhe sapo ka hapur një qendër të re në San Francisco, shkruan rrjeti DailyStar.

Kisha aplikon një pagesë fillestare prej $10 dhe tarifë mujore $5 me të cilat besimtaret mund të konsumojnë kanabisin, kërpudhat alucinante amerikano-latine apo ingredientin DMT, që vjen nga bimët e përdorura te përzierja ‘ajuaska’.

Paratë e anëtarësisë dhe kontributet për drogat e përdorura raportohet se arrijnë në vlerën disa milionë dollarë.

Kisha thotë se shumicën e këtyre parave i shpenzon për sigurinë, qiranë e shpenzime të tjera.

Por megjithë natyrën e pazakontë të ceremonive dhe operimit të këtyre kishave, ato janë të mbrojtura nga një vendim i gjykatës të lartë së SHBA në 2006 që mbështeti përdorimin e drogave në ceremonitë e tyre të lutjes e adhurimit.

Origjina e tyre gjurmohet te një festival indigjen që më pas mori përmasa të mëdha.

Hodges tregon për kishën në një dokument të publikuar: “Kisha jonë lindi thuajse aksidentalisht pas një festivali indigjen në 2010. Unë hapa Kishën e Kanabisit në 2019, dhe nuk ishte më një shaka pasi njerëzit po vinin.”

Ai shtonte më tej: “Unë me shaka e quaja ‘kult’, por njerezit donin që të ishte një besim i vërtetë fetar, dhe ne krijuam librin e fesë tonë.”

Në vitin 2020 kisha u bastis nga policia prej përdorimit te drogave bimore, e cila sekuestroi $200,000 para të thata, mjekime dhe droga bimore, për të cilat akuzonin se vendi po funksiononte si një pikë ilegale shpërndarjeje”.

Në fletushkat e kishës shpjegohet sesi kërpudhat psikodelike dhe kanabis janë bimë të shenjta që lehtësojnë lidhjen me Zotin, ndërsa doza të sakta janë shpjeguar për marrjen e tyre dhe efektet e dëshiruara, shkruan DailyStar.

Hodges tha për rrjetin Vice: “Sa herë që konsumon një sasi kërpudhash, ti po lidhesh me shpirtin tënd, dhe ne duam që njerëzit të kenë akses në këtë teknikë, me të cilën mund të luftojmë epideminë e drogave vrasëse në SHBA, si opiatet sintetike dhe fentanili”.

Kerpudhat magjike

Pastori Hodges shton:

“Ka shumë arsye përse njerëzit bëhen të varur nga drogat, por ato më kryesoret është arsyeja përse janë këtu, mungesa e lidhjes me shpirtin e tyre dhe të mos kuptuarit çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre”.

“Kur ti merr mësimet e kishës tonë, nis puna e lidhjes me shpirtin tënd, që të tregon rrugën e drejtë për të ndjekur. Shpirti të e di që nuk ke ardhur në këtë botë për t’u bërë i varur nga fentanili.

Agjencitë zyrtare shëndetsore kanë përmendur bimët psikodelike si kërpudhat me psilocibin si kura kundër varësisë nga drogat e opiumit, siç pranon dhe vetë Hodges, shkruan DailyStar.

FOTO GALERI
3/5
Kisha perpiqet të luftojë epideminë e drogave vrasëse në SHBA, si opiatet sintetike dhe fentanili

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA