Arjan Curri ka akuzuar policinë rrugore për abuzim të vënies së gjobave njerëzve të thjeshtë, ku i hiqet patenta dhe i vendosin gjoba me shumë të mëdha.
Në një ndër këto raste ka qenë edhe ai vetë i përfshirë dhe i kërkon SPAK-ut që të nisë hetimet dhe për këto raste.
Curri: Policia rrugore ka vënë këto makinat inteligjente pafund nëpër rrugë dhe regjistrojnë shkelje dhe ia çojnë njerëzit me dyfish me idenë që kodi rrugor thotë se nëse ti ke një shkelje, po bllokove dyfishin e gjobës, nuk të bllokohet patenta. Çfarë bëjnë këta tani? Nuk të ndalojnë fare, nuk ta marrin miratimin që kodi rrugor e kërkon, por shkon në zyrë, ulin atë policin që thua ti, mbush gjobat, të fut dhe një dyfishim dhe hajde gjeje ti historinë. E çon në komision dhe ata e lënë në fuqi. Pra është një forcë e madhe policore që i gjobit njerëzit pafund. Kam raste pafund, një i tillë kam qenë e unë.
E kam çuar në gjykatën administrative, ajo që më shokoi ishte që komisioni e la në fuqi. I thashë zotëri nuk e kam dhënë miratimin. Më tha jo po hajde shikoje se të kanë kapur kamerat. Ok më kanë kapur por unë dua të paguaj një fish do të ta lë dhe patentën, ma blloko. Ti mos mendon për mua se çfarë është më e mirë për mua, se nuk je Allahu, Allahu thotë unë e di se çfarë është më e mira për ju. Epo ne kështu kemi një praktikë tha. Janë me mijëra gjoba që dyfishohen në kundërshtim me ligjin që kërkon miratimin e kundravajtësit, në mënyrë që kjo polici që tentoni ta mbroni, nga oficerët e thjeshtë dhe lart, tentojnë që të gjobisin në mënyrë masive njerëzit, që të shkretët nuk e dinë dhe shkojnë i pagojnë shpejt, se i thonë i paguan gjysmat dhe në këtë mënyrë, i bëj thirrje SPAK-ut t’i hetojë të gjithë këta.
Top Channel