Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e flakëve Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur 10-ditët e fundit në Berat. Dy biznesmenë në qarkun e Beratit kanë rënë pre e hajdutëve.
Vjedhjet kanë ndodhur gjatë natës në biznesin “Veza e Mëngjesit”, që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, ne pronar shtetasin Leonard Fani dhe tjetra në banesën e shtetasit Lumnir Osoja.
Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi raporton se në të dyja këto godina, hajdutët kanë hyrë duke dëmtuar derën kryesore dhe vjedhur kasafortat.
Burime të brendshme në DVP Berat konfirmojnë se shumat që ndodheshin në kasafortë ishin rreth 100 milionë lekë në secilën prej tyre. Po të njëjtat burime konfirmojnë se bëhet fjalë për një grup prej disa personash, që kanë hyrë për të vjedhur me maska e kapuça.
Gjithashtu konfirmohet prej burimeve se, shumat që ndodheshin në dy kasafortat e vjedhura janë pretenduar nga vetë biznesmenët, gjatë denoncimit të bërë prej tyre në polici.
Të njëjtat burime konfirmojnë se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit dhe shtëpisë së biznesmenit por nuk është identifikuar ende asnjë prej autorëve të këtyre vjedhjeve.
Edhe pse vjedhjet kanë qenë të mëdha dhe mënyra e tyre ka qenë e njëjtë, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me këto ngjarje.
Top Channel