29/12 18:37
Pas vendimit të Apelit për t’ia hequr vulën dhe për t’ia dhënë Sali Berishës, Lulzim Basha duket se nuk heq dorë nga logo e partisë.
Pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, në të cilën u vendos për rekurs të vendimit të Gjykatës të Apelit në Gjykatën e Lartë, Lulzim Basha ka prezantuar shtesën që i është bërë logos së Partisë Demokratike.
Bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi i PD në 1 qershor, siglës së Partisë Demokratike i është shtuar edhe “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.
Pas një diskutimi të gjatë me strukturat drejturese, Basha deklaroi se në çdo rast shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.
Top Channel