“Objektivi është të arrijmë në finalen e Copa America”, Ederson: Vinicius? Ai do të fitojë Topin e Artë

12/06/2024 17:35

Mesfushori i Atalanta-s, Ederson është i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit për turneun e Kupës së Amerikës.

Duke folur për mediet nga ky grumbullim, ai theksoi se dëshirojnë trofeun e Kupës së Amerikës.

“Objektivi i parë duhet të jetë të arrijmë në finale të Kupës së Amerikës dhe të jemi kampionë, padyshim. Kemi ende kohë për t’u përgatitur para se të fillojë kompeticioni. Natyrisht që dua të luaj, natyrisht që dua të kem mundësi, por i respektoj shumë të gjithë bashkëlojtarët e mi sepse ndjeja edhe respektin e tyre për mua. Mendoj se do të jetë patjetër një garë shumë e shëndetshme, shumë e fortë, sepse këtu ka lojtarë të mëdhenj, me cilësi të mëdha. Është interesante të jem këtu për të garuar të kem mundësinë të luaj me Kombëtaren”-tha mesfushori.

Më tej, braziliani shtoi se sipas tij këtë vit “Topin e Artë” e fiton sulmuesi i Real Madrid, Vinicius, ndërsa theksoi se është më e lehtë të luash kur në ekip kë emra të mëdhenj.

“Është më e lehtë të jesh i suksesshëm kur ke lojtarë që luajnë në një nivel shumë të lartë, si Vinicius Junior, i cili ndoshta do të fitojë Topin e Artë, Rodrygo, Eder Militao, të cilët sapo fituan Champions League me Real Madrid-in. Është shumë më e lehtë të luash dhe të fitosh kur ke lojtarë agresivë në ekip”-deklaroi Ederson./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA