Gruaja që u turpërua për peshën nga stjuardesa e avionit, humbet 60 kg pas ‘mësimit’ të marrë (fotot)

10/06/2024 18:14

42 vjeçarja Jennifer Louise, thotë se kishte mbetur e “turpëruar dhe e shtangur” kur stjuardesa e avionit i tha se ‘duhet të ulte mbajtësen e krahut të sediljes edhe pse pesha e saj e madhe nuk e lejonte ta bënte’, ndërsa më pas me të gjithë pasagjerëve, i tha se mbipesha “është thjesht një zgjedhje e stilit të jetesës”.

Nëna e një fëmije kishte mbetur fillimisht e shtangur nga turpërimi, por ky duket se ishte shkaku i ndryshimit madhor të stilit të jetesës që e ka bërë tashmë të humbasë më shumë se 60 kg.

Jennifer Louise, po fluturonte drejt Lanzarote në maj 2023 kur stjuardesa para nisjes së avionit insistonte se krahët e sediljes duhet të mbaheshin ngritur për arsye sigurie.

Por me peshën e saj më shumë se 100 kg gruaja kishte humbur formën trupore teksa konsumonte ushqime të shpejta, të përpunuara e me kimikate prezervuese që e kishin kthyer në një ‘ballon’ të vërtetë dhjami.

Gruaja konsumonte racione gjigante ushqimesh të gatshme, të mbushura me sheqer dhe kafeinë prandaj pas kthimit në Britani, Jennifer vendosi të ndalonte çdo ushqim të përpunuar e paketuar, per të pastruar trupin e saj dhe rënë në peshë.

Dhe në fakt brenda një viti ajo humbi më shumë se 50 kg, rreth gjysmën e peshës trupore, vetëm me eliminimin e ushqimeve te sheqerit dhe dietën e ushqimeve natyrale, të papërpunuara.

Jennifer nga Bedfordshire, e cila është bërë shkrimtare, thotë: “Shumicën e jetës time në moshë të rritur kam qenë mbipeshë. Por nuk e kisha pritur një koment të tillë teksa ajo ngjeshtë te unë krahun e sediljes, që gjithsesi më zgjoi nga gjumi i dembelizmit.”

“U turpërova dhe nisa të përlotem. Kur nuk ke pasur probleme me peshën, nuk e kupton sa të lëndon diçka e tillë prandaj vendosa të bëj ndryshim.”

“Ndryshimi stilit të jetesës ishte i shpejtë, për një vit u bëra gjysma e gruas që kisha qenë, tani më në fund mund të shkoj në dyqan dhe të gjej rroba që më bëjnë, kam marrë një qen dhe dal për shëtitje të gjata”.

Jennifer thotë se kishte shtuar në peshë prej dietës së ushqimeve të gatshme me bashkëshortin e saj dhe pas lindjes së të bijës.

Megjithëse kishte tentuar më parë disa programe dobësimi, sa herë që dobësohej rezultatet i zhdukeshin prej ngrënies emocionale dhe stilit të fjetur të jetesës.

“Kisha tentuar dietat që prej moshës 16 vjeçe por asgjë nuk funksiononte, pasi motivimi humbiste shpejt,” tregon Jennifer për rrjetin vendas TheMirror.

Por pas “turpërimit madhor” në avionin e mbushur më pasagjerë në maj 2023, Jennifer vendosi se “kupa ishte mbushur”.

Pas kalimit në dietën e re me pak karbohidrate dhe ushqime natyrale, Jennifer tregon: “Nuk e besoja sa e thjeshtë kishte qenë, pesha sikur po shkrihej vetë larg meje,”

“Tani ndjehej shumë mirë me trupin tim dhe bija ime është krenare për mua. Këtë vit do të shkojmë përsëri me avion në Lanzarote -por nuk do të përdor më të njëjtën linjë ku u turpërova, megjithëse më bëri mirë, në terma afatgjatë”./TheMirror/

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA