Arrestohet blogger-i që qëllon fishekzjarrë ndaj Lamborghini-t nga helikopteri (fotot)

07/06/2024 16:41

Një i ri komentator në rrjetin YouTuber është arrestuar për një numër të rrezikshëm që publikoi në rrjet, ku shihet që qëllon fishekzjarre nga helikopteri ndaj një automjeti $350,000 Lamborghini, që ecte me shpejtësi.

Suk Min Choi, i njohur ndryshe si Alex Choi, kishte xhiruar videon për të impresionuar ndjekësit e tij dhe për të shtuar klikimet, në shkretëtirën Mojave në Kaliforni, verën që shkoi.

24-vjeçari që ka rreth 1 milionë të abonuar në kanalin e tij  në YouTube, është akuzuar për vendosjen e mjeteve eksplozive në mjete ajrore dhe rrezikim të pronës ose personave, shkruan rrjeti Metro.co.uk

Në një dokument në media thuhet se gjithashtu “drejtonte mjetin ajror në mënyrë të rrezikshme, duke rrezikuar jetën ose pronën e të tjerëve, çka dënohet maksimalisht me 10 vite burg.

I riu justifikohet se përpiqej të imitonte një lojë ‘video game’ ku burri dhe gruaja në helikopterë ishin policë që tentonin të ndalonin individin me makinë që ecte më shumë se shpejtësia e lejuar.

Një femër tërheqëse shihet që ngjitet në helikopter, më pas dhe një tjetër, thuhet në dokumentin zyrtar.

“Më pas helikopteri ngrihet në ajër dhe ato mbajnë fishekzjarrin të drejtuar nga një makinë sportive Lamborghini që ecën poshtë paralel me to”.

Të tjera raportime thonin se pilotit të helikopterit i është hequr licenca për fluturim më ulët se lartësitë e kërkuara me ligj, dhe se Choi nuk kishte licencë për të filmuar në shkretëtirë.

Youtube-ri bëri dje paraqitjen e parë në gjykatën e Los Angeles, e cila do të vijojë në javët në vazhdim.

Ndërsa një vitin 2021, një tjetër komentator i fiksuar me audiencën e tij në YouTube, përplasi avionin për të shtuar numrin e shikuesve të kanalit të tij. Ai vetë u lëshua me parashutë.

Trevor Jacob u burgos më pas për gjashtë muaj pas një marrëveshjeje me prokuroët./Metro.co.uk/

FOTO GALERI
2/5
Ai qëllon fishekzjarre nga helikopteri ndaj një automjeti $350,000 Lamborghini, që ecte me shpejtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA