Andy Warhol vjen në Shqipëri, ikona e pop artit amerikane pasqyrohet me 39 vepra në Galerinë e Artit të Tiranës.
Në qendër të kësaj ekspozitë është “Shot Sage Blue Marilyn”, portreti me famë botërore i Marilyn Monroe, është bërë pjesa më e shtrenjtë e artit të shekullit të 20-të.
Këto vepra, pjesë të një koleksioni privat I japin mundësinë publikut të shohë nga afër këto vepra të cilat fituan një status ikonik dhe gëzuan popullaritet dhe sukses komercial të jashtëzakonshëm, duke vënë theksin në vepra artistike që në të vërtetë jepnin një portret satirik dhe kritik të stilit të
Këto vepra do t’i prezantohen publikut në ambientet e Galerisë së Artit Tiranë, deri më 5 gusht.
Warhol është një figurë emblematike e skenës së artit amerikan të shekullit XX dhe përfaqësuesi më tipik i Pop Artit.
Një figurë udhëheqëse në lëvizjen e artit pop, ai konsiderohet si një nga artistët më të rëndësishëm amerikanë të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Veprat e tij eksplorojnë marrëdhënien midis shprehjes artistike, reklamës dhe kulturës së të famshmëve që lulëzoi në vitet 1960 dhe përfshin një shumëllojshmëri mediash, duke përfshirë pikturën, fotografinë, filmin dhe skulpturën. Disa nga veprat e tij më të njohura përfshijnë Campbell’s Soup Cans (1962) dhe Marilyn Diptych (1962), filmat eksperimentalë Empire (1964) dhe Chelsea Girls (1966).
Top Channel