Prej vitesh, ai ka qenë në armiqësi të egër me Leonard Dukën, i cili u arrestua në Belgjikë, pasi ishte shpërngulur nga Dubai.
Dikur, ata ishin shokë të ngushtë dhe ndanin perandoritë e biznesit dhe krimit. Dosja “Metamorfoza 3”, zbulon planet e ndërsjellta, intrigat, aleancat dhe ofertat miliona euro që ata bënin për eliminimin e njëri-tjetrit.
Transkriptet që zbulojnë planin e grupit Duka datojnë prej qershorit të vitit 2020, kur Leonard e Erlis Duka, Drianto Bardhi, Fatmir Hyseni dhe Altin Gega nisin lëvizjet kundër Martinajt dhe shokëve të tij.
“Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe ky i fundit tregon që ai, duke iu referuar Ervis Martinajt ka qenë pardje në Lezhë të Ndokajt dhe mban dy të operacionales me vete dhe nuk del nga blindi. Mbase e terezisin or ëhstë shumë i trmebur nuk del fare. Në vazhdim i shkruan që Elion Hato nuk është, ka ikur në Kosovë. Edhe Boli, Erigers Mihasi nuk është aty, ka ikur, i ka hequr dhe fëmijët.”
Doçja dhe Duka komunikojnë për vrasjen e Bujar Likës dhe Santiago Malkos. Në bisedë e sipër, zbulojnë aleancat e shumta kundër Martinajt.
“Fatmiri i shkruan që nuk ia ke idenë, atij i janë vënë një 50 veta. Nuk qan për Arin, por qan për Santin, o Santi më le halle të mëdha në kurriz kishte thënë. Ai e ka marrë vesh për lidhjet tona me Durrësim, për ‘lalën’, lidhjet në Shkodër me Lictë”.
‘Është kjo teza, armiku i mikut tim është miku im, te bandat kjo funksionon më së miri, gjithë palët që bëhen bashkë kanë një ose dy interesa kryesisht, ose bashkëpunimi nga ana financiare që rrit territorin e mundësinë për përfitim, ose për të elimiunuar elementë, grupe që kanë armiq të përbashkët’ u shpreh eksperti i sigurisë, Faik Basha.
Komunikimet zbulojnë se Dukat, çojnë njerëz në Surrel për të monitoruar lëvizjet e Martinajt pranë vilës së tij në zonë. Mes komunikimeve, zbulohet plani për vrasjen e një polici me emrin Olsi. Ky person, i mbyllte problemet me shtetin grupit të Martinajt. Madje, bisedat zbulojnë dyshimet e grupit Duka se ai kishte mundësuar vënien në përgjim të Altin Gegës, për llogari të Martinaj. Ata dyshonin se Martinaj kishte ndërhyrë në sistemet e kamerave në zonën e tyre.
“Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe ky i fundit i shkruan që po pres një përgjigje këto ditë se do takoj njërin dhe mbase na jep atë Visin. Vazhdon biseda në lidhje me atë që mund të nxjerrë Visin i cili është Domart Konjari”.
‘Elementë të cilët kryejnë vepra, banda apo individë të caktuar që kanë pasur nevojën e një bashkëpunimi për një krim kanë gjetur bashkëpunëtor në këto zona’ u shpreh eksperti i sigurisë, Faik Basha.
Top Channel