“450 euro në ditë harxhon një turist, ne kemi 12 milionë në vit”, debat në ‘Top Story’, eksperti: Nuk janë realë, 4 milionë janë shqiptarë që vizitojnë familjet Programi investigativ “Inside Story”, transmeton këtë të mërkurë episodin përmbyllës të sezonit të 8-të, me një investigim që lidhet me shfrytëzimin e qenieve njerëzore.
Stafi i emisionit do të vijojë në mënyrë të pandërprerë punën investiguese me një sërë temash të forta për sezonin e 9-të që do të rinisë në Shtator.
Ndërkohë, ne ftojmë këdo që përmes rrjeteve tona sociale Facebook dhe Instagram, të denoncojë fenomene abuzive, paligjshmëri, vepra korruptive, drama sociale, aktivitete kriminale etj, të cilat do t’i përcillen redaksisë për ndjekje të mëtejshme nga gazetarët.
Këtë puntatë, Inside Story do të sjellë një fenomen që po masivizohet bashkë me shtimin e flukseve të turizmit, mbërritjen e vajzave të huaja për prostitucion.
Mijëra të reja nga e gjithë bota, kanë krijuar çerdhe prostitucioni në Tiranë dhe gjithë territorin. Shumë prej tyre, vijnë në Shqipëri për punë të zakonshme, por bien pre e mashtrimeve duke mbetur pa asnjë alternativë dhe në dorë të organizatorëve të akomodimit.
Shtetase ruse, vietnameze, kineze, filipinase dhe amerikano-jugore janë prurjet më të mëdha të eskortave në vendin tonë. Por, cilat janë sekretet e këtij fenomeni dhe cilat janë lidhjet që kujdesen për gjithë zinxhirin…
Top Channel