26/12 22:45
Puna e rëndë që në moshë të hershme e kanë detyruar një nga zonjat e fermës të përballet me pasoja.
Ajo tregoi në “Punë Pa Teka”, se ka probleme shëndetësore, por së punuari nuk do të heqë dorë.
“Unë vij nga qyteti, nga Cërriku, për arsye shëndeti punpj vetëm fundjavave. Këto probleme m’i ka shkaktuar puna e tepërt që në moshë të hershme.
E kam nisur punën që 6 vjeçe. Meresha me duhanin, mblidhja lulet e tyre dhe e përpunoja. Por kam bërë edhe punë të tjera. Tani vuaj paspjat, normal me moshën. Do të punoj ende, nuk dorëzohem”, tha ajo.
Top Channel