Mbrojtja e lumit Vjosa, Rama: Radha të dëgjojmë komunitetet lokale, ja se ku dhe kur do të mbahen takimet! Për të gjithë ata që i fryjnë një tymi pa zjarr…

20/05/2024 19:04

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në një postim në Facebook se një hap tjetër do të merret për mbrojtjen e lumit të Vjosës. 

Ai njofton se do të organizohen takime publike për komunitetet lokale, që të bashkojnë zërin në planin e menaxhimit të Vjosës, që të mbrohet si Park Kombëtar, thotë Rama.

Ky plan është hartuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët ndërkombëtarë të IUCN, ndërsa siç lajmëron kryeministri, dëgjesat publike do të mbahen në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në datat 22 dhe 23 maj.

Rama: Hedhim një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës, i fundmi lum i egër në Europë, ku tanimë është hartuar Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar si një punë e kujdesshme dhe intensive nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertët ndërkombëtarë të IUCN, duke qenë gati për t’u konsultuar në publik.

Është radha e komuniteteve lokale, atyre që jetojnë aty e do t’i gëzojnë të parët frytet e parkut të ri, të bashkojnë zërin në planin për menaxhimin të Vjosës e cila mbrohet si Park Kombëtar në 480 km vijë lumorë, në 12.000 hektarë sipërfaqe, me të tre degët e saj, nga hyrja në territorin e Shqipërisë e deri në grykëderdhje … e për të gjithë ata që i fryjnë një tymi pa zjarr se grykëderdhja e Vjosës është lënë jashtë kufijve të mbrojtjes, e kundërta është e vërtetë, se është dyfish Zonë e Mbrojtur si pjesë e Parkut Kombëtar Lumi Vjosa dhe si pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë për rëndësinë e jashtëzakonshme natyrore

Dëgjesat publike për ata që dinë të dëgjojnë do të mbahen në Fier, Vlorë e Gjirokastër më 22 dhe 23 maj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA