Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve të shkurtuar gjatë pandemisë, shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku E ardhmja e mundësive ekonomike të Serbisë do të varet nga vendimet politike dhe partneritetet që ajo zgjedh sot, paralajmëron Departamenti amerikan i Shtetit, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë lidhur me pyetjet mbi afrimin e Beogradit me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale.
“Shtetet e Bashkuara e inkurajojnë Serbinë të zhvillojë potencialin e saj të plotë – dhe të garantojë sigurinë e saj kombëtare – duke zgjedhur burime dhe furnizues të besueshëm të pajisjeve dhe teknologjisë së inteligjencës artificiale, si dhe partnerë të besueshëm, si SHBA-ja”, thuhet në përgjigje.
Komisioni Europian rikujton nga ana e tij se harmonizimi i legjislacionit serb me rregullat e bllokut për AI-n, është pjesë e procesit të integrimit evropian.
Serbia, e cila ka statusin e vendit kandidat që nga viti 2012, është zotuar ta përafrojë legjislacionin e saj me këto rregulla. Këto muajt e fundit, ajo e ka thelluar ndjeshëm bashkëpunimin me Kinën në këtë sektor.
Në maj, në Pekin, u nënshkrua një memorandum për bashkëpunimin në inteligjencën artificiale, ndërsa në korrik Serbia u bë një nga shtetet themeluese të Organizatës Botërore për Bashkëpunim në fushën e Inteligjencës Artificiale, WAICO, të themeluar në Shangai.
Marrëveshjet janë pjesë e përpjekjeve të Beogradit për të zhvilluar kapacitetet e tij të AI-t.
DASH i rikujtoi se SHBA-ja është lidere në teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe përfaqëson standardin më të lartë për teknologjinë që është “zhvilluar në mënyrë të përgjegjshme, bazuar në transparencë dhe pa paragjykime ideologjike dhe manipulime të imponuara nga autoritetet”.
Top Channel