Miratohet rritja e pagave për gjyqtarët/ Komisioni i Ekonomisë kalon draftin e propozuar nga PS me rritje 8500 lekë
Gjykata e Apelit, me gjyqtare Saida Dollanin, ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.
Siç mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimi u shpall sot dhe Meta do të marrë pjesë në procesin gjyqësor me avokatin përkrah tij.
Meta doli nga kafazi i qelqtë gjatë shqyrtimit të çështjes që lidhet me afatet e paraburgimit, e cila po shqyrtohet nga gjyqtarja Saida Dollani. Kjo çështje ishte shtyrë më herët për shkak të kundërshtimit të pezullimit të afateve të paraburgimit.
Gjatë seancës, Dollani urdhëroi që Meta të dilte nga kafazi dhe të ulej në sallë pranë avokatit të tij.
Ndërkohë, u shty shqyrtimi i kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë, për shkak të mungesës së trupit gjykues. Seanca për këtë çështje është lënë për nesër.
Top Channel