Ekskluzive/ Ilir Meta del nga kafazi/ Gjykata e Apelit pranon kërkesën e ish-presidentit, do të qëndrojë pranë avokatit

14/09/2026 14:57

Gjykata e Apelit, me gjyqtare Saida Dollanin, ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore, siç mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Sipas vendimit të shpallur sot, Meta do të marrë pjesë në procesin gjyqësor me avokatin përkrah tij.

Ai doli nga kafazi për çështjen që po shqyrton Saida Dollani, ku po shqyrtohen afatet e paraburgimit. Kjo çështje ishte shtyrë më herët, pasi kundërshtohet pezullimi i afateve të paraburgimit. Dollani e nxori nga kafazi dhe e uli në sallë me avokatin përkrah.

Ndërkohë, në orën 15:30 pritet të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër e Ilir Metës lidhur me masën e sigurisë.

Top Channel