Franca dislokon 600 trupa ushtarake për të vendosur rendin në ishullin e trazuar të paqësorit (fotot)

20/05/2024 17:33

Qeveria e Emmanuel Macron ka dërguar 600 trupa të tjera franceze në ishullin Caledonia e Re për të siguruar një nga rrugët kryesore, teksa trazirat me popullatën vendase vazhdojnë të përkeqësohen.

600 ushtarakë të armatosur janë dërguar nga Franca për të siguruar kalimin ‘Route Territoriale 1’, e cila lidh kryeqytetin Noumea, me aeroportin kryesor, teksa trazirat kanë sjellë ndalimin e fluturimeve dhe trazira në tregti.

Ministri i brendshëm Gérald Darmanin njoftoi se “një operacion madhor sigurie me 600 efektivë” ka nisur për të siguruar “plotësisht rrugën 60-kilometratë gjatë” që do të sjellë rihapjen e aeroportit.

Kryebashkiakja e Noumea, Sonia Lagarde pranonte se shtetrrethimi vendosur për oret e natës ka reduktuar disi trazirat, por gjithsesi “jemi shumë larg kthimit në normalitet”.

“Situata nuk po përmirësohet, megjithë thirrjet për qetësi, dëmet janë shumë të mëdha”.

Të shtunën një person i gjashtë humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit në barrikadat e improvizuara.

Dhuna ka shkaktuar vdekjen e dy efektivëve të forcave të rendit dhe të tre banorëve indigjenë vendas Kanak, që janë organizatorët e lëvizjes së rebelimit.

Trazirat i atribuohen shkaqeve si vështirësitë ekonomike, tensioneve sociale dhe përplasjes politike mes aktivistëve indigjenë pro-pavarësi dhe qeveritarëve francezë.

Konflikti u ndez sërish herën e fundit kur Parisi vendosi të ndryshonte rregullat e votimit, duke zgjeruar të drejtën për dhjetra mijëra banorë jo-autoktonë të vendit.

FOTO GALERI
1/2
Trazirat i atribuohen shkaqeve si vështirësitë ekonomike, tensioneve sociale dhe përplasjes politike mes aktivistëve indigjenë pro-pavarësi dhe qeveritarëve francezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA