Një person është vënë në pranga në aeroport pasi i janë gjendur mbi 1500 akrepa dhe merimanga helmuese, të vendosura në disa çanta.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Stambollit, ndërsa sipas mediave vendase, i dyshuari është kurator në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në Nju Jork.
Policia sekuestroi nga bagazhi i tij dhjetëra çanta që përmbanin rreth 1500 akrepa dhe merimanga. Gjithashtu u sekuestruan dhjetëra shishe plastike me lëngje të paspecifikuara.
Agjencia Anadolu raportoi se i dyshuari quhet Lorenzo Predini dhe është kurator në një muze amerikan. Ai nuk ka specifikuar se cili është burimi i tij. Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi këtë rast.
Policia pretendon se speciet e sekuestruara janë endemike të Turqisë dhe se ADN-ja e tyre mund të klonohet ndërsa helmi i tyre, pasi të nxirret, përdoret për të bërë ilaçe.
“Ne e kuptojmë se këto barna kanë një vlerë të lartë ekonomike dhe për këtë arsye eksporti i këtyre artikujve është rreptësisht i ndaluar”, thuhet në reagimin e policisë.
Sipas këtij hetimi policor, tregu për një litër ilaç të prodhuar nga helmi i akrepit shkon deri në 10 milionë dollarë. Autoritetet thanë se i dyshuari, po ndiqet penalisht sipas ligjit kundër kontrabandës.
Top Channel