Britania e Madhe do të dëbojë atasheun e sigurisë në ambasadën ruse, pasi e akuzon për spiunazh, dhe kjo është një nga masat kundër veprimtarisë së kundërzbulimit ruse që njoftoi qeveria në Londër.

Sekretari i Brendshëm James Cleverley tha se masat kishin për qëllim “aktivitete të papërgjegjshme dhe të rrezikshme nga qeveria ruse në të gjithë Evropën”. Atasheu rus i sigurisë, i cili do të dëbohet, thuhet se është një “oficer jozyrtar i inteligjencës ushtarake”. Downing Street do të revokojë gjithashtu statusin diplomatik të disa objekteve në pronësi ruse që besohet se përdoren për mbledhjen e inteligjencës.

Kufizime të reja do të vendosen edhe për dhënien e vizave diplomatike për shtetasit rusë dhe për mbërritjet e tyre në Britani. “Në ditët në vijim, duhet të presim akuza për rusofobinë, teori konspirative dhe histeri nga qeveria ruse. Kjo nuk është asgjë e re, dhe populli dhe qeveria e Britanisë së Madhe nuk po bien pas kësaj.” Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, është përgjigjur duke thënë se vendi i saj do të përgjigjet siç duhet, por nuk ka sqaruar se si.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA