Sherr me thikë në terminalin e autobusëve në Fier, përfundon në spital 40 vjeçari. Arrestohet autori

05/05/2024 12:57

Një sherr ka ndodhur në terminalin e autobusëve në Fier, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në Mbyet, ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel