Rusia shpërngul anijet e luftës në Detin Baltik, pretendon se po përgatitet për masat që Europa do marrë ndaj ‘flotës fantazmë’ Një re helmuese është shkaktuar nga zjarri që ra në një fabrikë kimike në Berlin, e cila prodhon raketa ajrore IRIS-T për Ukrainën.
Zjarrfikësit paralajmërojnë se mund të zhvillohet cianidi vdekjeprurës i hidrogjenit, dhe njerëzit u detyruan të mbylleshin brenda deri në një njoftim të dytë.
Shteti i Berlinit ka lëshuar një paralajmërim zyrtar për rrezikun dhe u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg zonës pasi reja e tymit tashmë po shtrihet në pothuajse të gjithë zonën perëndimore të qytetit.
Zjarri është në Diehl Metal Applications në lagjen Lichterfelde të Berlinit, e cila është një kompani motër e koncernit Diehl Defense, prodhues i raketave vdekjeprurëse IRIS-T.
Aktualisht nuk ka informacione për shkakun e zjarrit. Por nuk ka pasur të lënduar, sipas mediave vendase. Të gjithë njerëzit mundën të largoheshin nga zona e rrezikshme në Berlin në mënyrë të pavarur.
Top Channel