Plagosja me armë zjarri e 45-vjeçarit në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Shkozës në Tiranë.
Gazetarja e Top News, Kleida Muka, raporton se si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ende nuk ka detaje për rrethanat, ndërsa mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel