Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira të pakta hera–herës deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite. Vranësira pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.
Në majat e maleve në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 8m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri 18m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

Top Channel