Protesta e dhunshme në Tiranë, debat në “Top Story”/ Dudushi: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE. Salaj: Nëse studentët nuk veprojnë, tranzicioni nuk mbaron

15/10/2026 21:50

Protesta e dhunshme në Tiranë është tema e sotme në Top Story me Grida Dumën, ku diskutimet në lidhje me qëllimin dhe atë çka i ka sjellë të rinjtë në këtë pikë ka krijuar debat mes Blendi Salajt, Arjon Sulos dhe Alban Dudushit.

Blendi Salaj: “Këta studentë, të rinj, gjimnazistë apo edhe pa shkollë janë ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri. Këta kanë vendosur të qëndrojnë dhe përballen në një lojë me hile, ekonomikisht dhe në aspektin social. Kanë mbërritur në pikën kur nuk mund ta pranojnë. Unë kam qenë thuajse 100 ditë para Kryeministrisë dhe do të ishte shumë bukur që një protestë paqësore të ishte simbol i një ndryshimi për atë ligj për atë zonë të mbrojtur. Do të ishte një precedent sesi një protestë paqësore mund të arrijë diçka, mund të dëgjohen. Tani jemi poshtë rrjedhës së lumit dhe është shumë e vështirë. Le të themi se tani mund të jemi në fazën e atij zogut që çel nga veza. Shqipëria po kërkon të ndahet nga tranzicioni. Këtu diçka nuk ka ndryshuar që nga komunizmi, po them për frikën, represionin, humbjen e punës. Brezi i ri nuk e ka më këtë traumë”.

Alban Dudushi: “Jemi në vitin 2026 dhe mua po më thonë se jemi shumë afër BE, mbyllim kapitujt në 2027 dhe më pas nis procedura për anëtarësimin. Po e ndiejmë më afër se kurrë BE-në. Këtu nis frika ime. Studentët kanë të gjithë të drejtën e botës të protestojnë. Ndonjëherë është pozicion më i vështirë t’i pyesësh, sesa t’i përkrahësh studentët. Këta thonë që të mbarojë sot kjo histori, mua nuk më duhet sot, sepse është shumë afër BE-ja, më intereson çfarë ndodh nesër. Mua më intereson që këta të rinj të mos jenë më në tranzicion. Në 1990 ishte një ekip politik i gjithi gati”.

Arjan Sulo: “The je në BE në 2030, nuk je. Nëse mbaron lufta, je aty ku ke qenë. Mos u fut atje, ne po flasim sesi është gjendja dhe përse janë ngritur ata. Mos e drejto debatin në këtë drejtim”.

Alban Dudushi: “Po më thua që i fus në kurth komunikativ, çka do të thotë se ja kam me hile këtyre (të rinjve). Përkundrazi, ti ja ke me hile këtyre. Madje që të flamingot”.

Arjan Sulo: “The me siguri që në 2030 je në BE, ku e sheh këtë?”

Blendi Salaj: “Nëse studentët nuk veprojnë, tranzicioni nuk mbaron”.

Alban Dudushi: “Tranzicioni mbaron kur të hyjmë në BE”.

Top Channel