Sondazhi më i fundit i kryer të Malin e Zi tregon se qytetarët e këtij vendi mbështesin më shumë ish Presidentin Milo Gjukanoviç sesa fituesin e zgjedhjeve të fundit, kryeministrin Milojko Spajiç.
Ajo që bie në sy në këtë sondazh është rritja e fortë e Partisë Ura e Dritan Abazoviçit që ka shkuar në kufijtë e 13%.
Kjo shifër është një rritje 100% për ish kryeministrin e Malit të Zi, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare mori 4 vende nga 81 që ka Kuvendi.
Në sondazhin e agjencisë IPSOS në vend të parë renditet DPS e ish-Presidentit malazias Milo Gjukanoviq me 21 për qind, kurse e dyta del partia që fitoi zgjedhjet PES e kryeministrit Milojko Spajiq, me 18 për qind.
Renditja e partive dhe e politikanëve sipas matjes së IPSOS në prill:
Renditja e partive: DPS – 21%
PES – 18%
URA – 13%
DNP – 9%
NOVA – 7%
Demokratët– 6%
Boshknjakët – 4%
SDP – 3%
SD – 2% S
NP – 2%
Renditja e politikanëve:
Jakov Milatoviq – 15%
Milojko Spajiq – 11%
Dritan Abazoviq – 10%
Milo Gjukanoviq – 7%
Milan Knezheviq – 6%
Andrija Mandiq – 4%
Aleksa Beçiq – 2%
Top Channel