“Forcimi i sigurisë së Baltikut, më urgjent se më parë”, Suedia do të vendosë tanke “Leopard 2” në Letoni

26/04/2024 08:49

Suedia do të vendosë njësi të mekanizuara në Letoni ku përfshihen tanke CV90 dhe Leopard 2.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri suedez, Ulf Kristersson gjatë një takimi në Stokholm me homologen e tij letoneze, Evika Silina.

“Forcimi i sigurisë së rajonit të Balltikut tani është edhe më urgjent se sa ishte më pare. Vendimi i qeverisë suedeze për të filluar zyrtarisht përgatitjet për dislokimin e disa njësive të forcave të saj të armatosura në Letoni është një lajm i shkëlqyer për forcimin e sigurisë sonë të përbashkët.”- u shpreh Silina.

Suedia do të vendosë tanke dhe Leopard 2 në Letoni. Në mars të këtij viti, Suedia u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s, kërkesë që e kishte bërë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA