Pjesë e grupit kriminal të narkotikëve, arrestohet 59-vjeçari! Pritet ekstradimi drejt Italisë (Emri)
20/04/2024 14:35
59-vjeçari Viktor Leki është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.
Pritet që 59-vjeçari të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Leçes, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, nën akuzën e veprës penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.
Top Channel