Hittler, i cili jeton në Kaliforni, mburret me krenari për avantazhet shëndetësore të saunës që ka instaluar në kopshtin e shtëpisë, por shpejt u bë objekt i të njëjtës shaka të errët nga rrjeti.
Që prej instalimit të saunës, John Hittler ankohet se është shënjestruar me seri shakash të sëmura që lidhin mbiemrin e tij me vrasjen e hebrenjve apo të grupeve të tjera minoritare.
Sapo publikoi imazhet e saunës së drunjtë që kishte vendosur në kopsht seria e shakave makabre erdhi drejt tij, mbi qelimin apo mënyrën e përdorimit të saunës apo nëse e kishte për vete apo për “grupe të caktuara demografike”.
Autori 62 vjeçar i disa librave për shëndetin, shkruante: “Sapo instalova një sauna me infra të kuqe, redukton inflamacionin e kyçeve dhe normalizon tensionin e gjakut”.
Postimi tij ishte mjaft i suksesshëm por disa nga replikat, jo dhe aq. Një prej tyre thoshte: “Mirë e bëre, John Hittler, por unë nuk futem në saunën tënde sado të mëdha të jenë avantazhet shëndetsore”.
Një tjetër shtonte: “John Hittler më thotë të futen në kabinën e tij të drunjtë dhe të qëndroj aty brenda për pak kohë, se do të më bëjë mirë. Pse aq budalla jam unë?”, tha përdoruesi dyshues, duke iu referuar tërthorazi dhomave të gazit të liderit nazist.
Një tjetër shkruante: “Ti s’mund të kesh atë mbiemër e të ndërtosh gjëra të tilla.”
Zoti Hittler ka fshirë shumicën e komenteve provokuese ndërsa thotë se është krenar për emrin e tij.
Ai tha: “Kam pyetur nënën se përse nuk e kanë ndryshuar mbiemrin, pro ajo tha se vështirësitë forcojnë karakterin. Nga ana tjetër në biznes mbiemri ka avantazhin që nuk harrohet kollaj”.
Hittler thotë se ka prejardhje irlandeze e gjermane dhe është rritur në Detroit, Michigan, në SHBA, dhe se emri i tij i ka kushtuar disa të rrahura dhe bullizim kur ishte i vogël.
Top Channel