Intervista e plotë me mjekun holandez Paul Lyuf për Top Story me Grida Dumën.
Grida: Mirëmbrëma është një kënaqësi e vërtet, kam lexuar shumë për ju. Jam njohur me ju nga miq të ndryshëm, nuk jam e bindur nëse dhe publiku shqiptar ju njeh mjaftueshëm. Por ata duhet të njihen me këtë shembull të mrekullueshëm të një njeriu që le të themi u inspirua nga Osman Kazazi në Holandë.
Paul: Patjetër
Grida: Ju jeni një qytetar i Holandës
Paul: Jam qytetar i Holandës
Grida: Le t’ja nisim nga fillimi, kur lexove për herë të parë për Osman Kazazin.
Paul: Ndodhi në 1991 në një gazetë Holandeze dhe titulli I artikullit ishte “Të burgosurit e harruar” ishte një histori magjepse, për të burgosurit politik dhe një pjesë të konsiderueshme e zinte Osman Kazazi. E lexova dhe e rilexova, dhe u përlota, ishte një histori e mahnitshme. Ai ishte për 42 vjet në Burg dhe më pas 4 vite në arrest shtëpie. Ai ndihmoi shumë të burgosur politik gjatë asaj periudhe dhe më pas. Është e pabesueshme se si një njeri mund të mbijetoj aq gjatë në Burg. Po ai i mbijetoj torturave, brucave. Ai me thoshte: “Paulo, nuk mundem ti numëroj (ditët e netët e kaluara në biruca)“. Por ai mbijetoi, është e pabesueshme. Në gazetë shkruhej se ai ishte në pamundësi për të patur një palë syze optike dhe ai ishte intelektual.
Unë jam një okulist, ndaj së pari doja ta takoja këtë njeri shumë të veçantë, ai mund ti tregonte botës shumë gjëra me rëndësi dhe së dyti doja ta ndihmoja me syzet.
Grida: Më vjen një pyetje shumë e çiltër, dua t’ju pyes. Pse nuk u frymëzuar nga një individ që mundo të ndodhej në Rusi apo diku tjetër në botë, Holanda është shumë e hapur ndaj informacionit, të dhënave apo editorialeve në gazeta të ndryshme. Si është e mundur, u frymëzuat nga një shqiptar në një vend të vogël.
Paul: Mund të ishte dhe një shtet tjetër, por artikulli i shkruar nga një Gazetar Holandez, përçonte kaq emocione dhe unë u përlota, e nëse s’do isha përlotur, ndoshta sdo kisha ardhur në Shqipëri.
Grida: Ky ishte momenti kur një gazetar I mirë shkruajti një artikull të mirë.
Paul: Patjetër
Grida: Ishte cilësia e shkrimit të tij që zgjoi emocionet tuaja
Paul: Po
Grida: Ky tregim i kësaj historie ka qënë thelbësor për tu frymëzuar nga ky person
Paul: Po, patjetër,
Grida: Kjo pra ka qënë shtysa për këtë histori të gjatë që ju lidhi me Shqipërinë.
Paul: absolutisht
Grida; Ju u vetërprezantuat, ju thatë se jeni një okulist. Dhe nga momenti i parë I ardhjes në Shqipëei e deri tanimë ju po shërbeni në kete vend, në një formë që shumë pak mjek apo personele mjeksore e bëjnë. Si është e mundur që u vetëdorëzuar në këtë formë kontributi.
Ju erdhët në Shqipëri, vendosët të vini dhe të njiheni me Osman Kazazin, si ishte ky moment.
Paul: Oh, ishte shumë e veçantë, ishte një nga momentet më të rëndësishme në jetën time së bashku më lindjen e sime bije.
Grida: oh vërtetë!
Paul: E mbaj mend si dje, mora avjonin në 1992, dhe ditën vijuese takova Osman Kazazin, ai po zbriste nga shkallët dhe më përqafoi me shumë dashuri, si babai të birin dhe pash fytyrën e tij dhe aty lexova vuajtjet e shumta. Ama sytë e tij, tregonin shumë fuqi.
Grida: Sytë e fort, vështrimi i tij, drita në sytë e tij ishte e fort.
Paul: Shumë e fortë, ky ishte takimi im i parë me Osman Kazazin.
Grida: Ai e dinte qe ju po vinit, si e kishte mar vesh?
Paul: Jo ai se dinte që unë po vija.
Grida: Vërtet?
Paul: Asokohe po qëndroja me një familje që më kishte mikëpritur dhe i pyeta nëse e njihnin Osmanin. Ata më thanë se po dhe u ofruan të më shoqëronin tek ai.
Grida: Qartë, pra kjo ishte lidhja.
Paul: Kjo ishte
Grida: ishte një familje holandeze?
Paul: Jo jo, një familje shqiptare, familja Adami, qëndrova me ta për dy javë.
Grida: Si re në kontakt me ta?
Paul: Ishte një kompani turistike në Holandë që ishte në kontakt me disa familje shqiptare të cilat të mikëprisnin.
Grida: E qartë, pra ky ishte momenti i parë që u takove me Osman Kazazin, dhe qysh ky takim i parë, pas sa kohësh ndërroi jetë?
Paul: Ky ishte viti 1992 dhe ai ndërroi jetë në 1999, 7-8 vite. Atë moment nuk do ta harroj kurrë pasi unë udhëtoja shpesh për Shqipëri dhe një përkthyes me priste në Areoportin e Rinasit, dhe më thotë: Paul më vjen keq të të them por sapo degjova në Radio se Osman Kazazi ka ndërruar jetë. Unë u nisa direkt për tek Osmani pasi gjatë çdo udhëtimi që bëja drejt Shqipërisë, natën e parë e kaloja tek Osmani.
Grida: Si ishte shtëpia e tij, e varfër?
Paul: Oh shumë e varfër.
Grida: Dhe pas 7 viteve demokraci mbeti e varfër?
Paul: Absolutisht, po.
Grida: Ju ishit ndër të vetmit që e mbështesnit atë apo kishte dhe të tjerë, si ishte jetesa e tij pas renies së regjimit komunist? Cfarë thoshte ai për gjithë sakrificat dhe të qënurit nën një sistem të lirë. A ja vlente?
Paul: Absolutisht, po. Ai me tregonte shume histori mbi vitet e kaluara në burgjet e komunizmit, në Burel, në minierat e Spaçit dhe po ashtu në Tiranë. Por ai më thoshte se ai kishte ende shumë për të kontribuar, për të ndihmuar të tjerët. Unë e kam dëshmuar vetë se si shumë njerëz vinin në shtëpinë e tij për ndihmë, këshilla. Shtëpia e tij ishte një platform për njerëzit që i drejtoheshin, pasi Osman Kazazi ka qënë i burgosur shumë gjatë. Ai më thoshte : «Paulo, unë smund të vdisja pasi u kisha premtuar qindra të burgosurve që nuk ja dolën, para se të ekzekutoheshin «
Grida: A të ka treguar ndonjë premtim të veçantë, çfarë premtimesh donte të mbante, çfarë i kishte premtuar familjeve të tjera?
Paul: Për shembull, të burgosurit përpara ekzekutimit i kërkonin Osmanit ti dërgonte lajme apo porosi familjarve të të burgosurve në fjalë dhe ndaj Osmani gjithnjë thoshte se unë së pari duhet ti tregoja botës çfarë regjimi totalitar mund të bëjë, dhe së dyti do duhet të tregojë historitë njerëzore të cilat kam dëgjuar aty brenda. Ai më thoshtë “Paulo unë nuk mund të vdisja, së pari aty smund të bëja asgjë pasi jetoja ne një ferr por kjo më bëri të ndërgjegjëshëm që të ndihmoja të burgosurit e tjerë dhe të tregoja për historitë e tyre familjarëve.
Grida: Pra si pasojë e vuajtjeve ai thoshte se Zoti nuk ekziston pasi unë po jetoj në Ferr, por ndërkohë ai pati një mision të ndihmojë të tjerët dhe ishte ai momenti kur ai tha se unë tashmë jam i ndërgjegjëshëm se duhet të ndihmojë të tjerët. Pra kto ishin dy periudhat përballë vuajtjeve dhe sakrificave të tij.
Paul: Po ke të drejtë,
Grida: I dashur Paul, çfarë risie solli Osman Kazazi në jetën tënde.
Paul: Oh kaq shumë, ai u bë mësuesi im i jetës, më tregoi dhe më mësoi se si mund të jesh njerëzor në këtë jetë, dhe.. (pause) më lërë ta mendoj pak…
Grida: Ti ishe njerëzor, pasi ti u frymëzove nga një artikull gazete dhe kjo më duket shumë e habitshme që një njeri që është kaq njerëzor dhe ka kaq shumë ndjenja për të ndihmuar dhe mbështetur si ty. Pasi jam e magjepsur nga ideja që nga një artikull në gazetë ti erdhe deri këtu, për tu takuar me dikë që ka vuajtur dhe të dëgjoje seç ai kishte për të thënë. Dhe ti ishe kaq njerëzor, pasi në jetojmë në një shtet ku shumë prej tyre janë mes nesh dhe ende gjallë (ish të burgosurit politik) dhe sjanë të mundur të ndajnë historitë e tyre pasi bien në vesh të shurdhët.
Grida: Ti erdhe dhe thua se ai të mësoi se si mund të jesh më njerëzor dhe kjo tregon shumë për mua, ti ishe njerëzor, cila ishte vlera e shtuar e humanizimit që mësove nga Kazazi.
Paul: Osmani nuk ishte fare materialist, ishte tejet e pa rëndësishme për të njësoj dhe si për mua.
Grida: E shoh dhe duhet tja tregojmë këtë publikut shqiptar
Paul: Ai më mësoi sesi sa më shumë të ndash aq më shumë zotëron, dhe është e vërtetë. Ai u bë një busull për jetën time deri tani.
Grida: Sa më shumë jëp aq më shumë pasuri ke
Paul: Po, Sa më shumë fal, aq më shumë pasuri ke dhe mendoj se ende çdo ditë Osman Kazazi më sheh nga lart dhe kujdeset për mua për këtë jam i bindur.
Grida: Jam pa fjale, je i bekuar nëse e ndjen këtë je i bekuar. Ndihesh sikur ai po kujdeset për ty nga lart, është e veçantë.
Paul: Mbrëmë gjatë dokumentarit, që ishte shumë mbresëlënës, jam i bindur që ishte pranë meje, dhe është pranë meje dite pas dite. Sigurisht unë kam një baba të mrekullueshm por ai u shndërrua në babain tim shpirtëror. Ai ishtë i jashtëzakonshm, sigurisht ka shumë ish të burgosur politik që smbijetuan dhe ishin të jashtëzakonshm por për mua ishte Osman Kazazi.
Grida: Dhe tani të kalojmë nga dimensioni emocional tek ai praktik. Nga ai momenti ti je rikthyer në Shqipëri thuajse çdo vit?
Paul: Disa herë dhe më shpesh, dy/tre herë ne vit.
Grida: dhe je duke ofruar shërbime okulistike dhe vizita sysh për shumë njerëz që janë në nevojë.
Paul: Po
Grida: Për sa njerëz?
Paul: Në total do thoja rreth 4000 mijë individ
Grida: 4000 mijë individ, nëse këtë shërbim do e kryeje në Holandë, sa do fitoje nga kjo?
Paul: Uhh, (pause) mendoj rreth 50 euro për një palë syze ndaj 4000… (pause)
Grida: Janë miliona mund të arrijnë shifra shumë të larta
Paul: Po, jo miliona por…
Grida: Po mendoj miliona në monedhën vendase
Paul: Po sigurisht, po
Grida: Janë shuma marramëndëse, dhe le të themi sa keni fituar nga vizitat okulistike në Shqipëri?
Keni fituar para duke ardhur në Shqipëri? Apo ke shpenzuar para?
Paul: Kam shpenzuar para, vetëm kam shpenzuar (qesh)
Grida: Si ja ke dal ta bësh këtë?
Paul: Le të themi, në fillim unë po kontruboja nga të ardhurat e mia, gjashtë vitet e para.
Grida: dhe sa mund të jetë kjo shumë?
Paul: Mund të tejkaloj 100.000 euro.
Grida: 100.000 euro, përse?
Paul: Oh përse, sepse më ka pasuruar jetën kjo që kam bërë, cfarë kam bërë smund ta krahasosh me paranë.
Grida: Si të ka pasuruar, është shumë e rëndësishme ta themi këtë
Paul: Jam një njeri shumë I lumtur dhe me positivitet,
Grida: Të ka pasuruar sepse ju falenderojnë dhe kjo të mbush?
Paul: Më falenderojnë shumë, më përqafojnë, është e pabesueshme energjia që marr nga ta. Unë jam i shëndetëshëm, kam një shtëpi, një klinikë optike, bashkëshortja gjithnjë më ka mbështetur dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ndaj unë smund të ankohem, jam një njeri i lumtur.
Grida: Pra ju po thoni se paraja është vetëm e nevojshme për të na ndihmuar për të arritur lumturinë jo dicka tjetër?
Paul: Po
Grida: Ju e përdorni paranë për të qënë mirë, për tu plotësuar duke ndarë me të tjerët më shumë sesa për ta patur paranë.
Paul: Pikërisht,
Grida: E kuptoj, dhe familja ju ka mbështetur në gjithëcka keni bërë.
Paul: Po, dhe më pas pas gjashtë viteve të para, projekti kishte nevojë të zgjerohej dhe ndaj kisha nevojë për më shumë para. Ndaj fillova të mbaja takime në Kishat Katolike përreth nga ku tregoja dhe filma të xhiruar në misionet e mia, po ashtu unë jam një garues në Maratonat e Vrapit.
Grida: Në cilat kisha,
Paul: Në kishat katolike, unë vij nga një familje e madhe e besimit katolik me 11 femijë. Im at gjithmonë thoshte: “shiko gjithnje përrreth, ka gjithnje njerez qe kanë nevoje’’dhe unë këtë bëra.
Po ashtu gazetarët shkruajnë artikuj për punën time dhe une i përdor këto artikuj dhe me to mbledh donacione. Gjithashtu unë vrapoj, cdo vit unë garoj në Vrap në një maratonë bamirësie në malet e Skocisë dhe mbledh donacione për Shqipërinë.
Grida: Pra ju mblidhni të ardhura nga Garat me vrap qe kryeni në emër të projektit tuaj. E kuptova, po sa fitoni duke garuar në gara bamirësie (qesh), pasi me ato të ardhura ju vini në Shqipëri dhe kryeni vizita. Ku i kryeni këto vizita, kur vini në Shqipëri. Në shtëpinë e Osmanit? E keni përdorur atë si një klinikë?
Si është e mundur që keni përdorur shtëpinë e tij si një klinikë për njerëzit në pamundësi ekonomike për të kryer vizitat, ishte dëshira e tij?
Paul: Po natyrisht ka qënë dëshira e tij.
Grida: Cfare te thoshte, si e moret këtë vendim?
Paul: Qysh herën e parë që e takova Osman Kazazin ai më tha cmund të bëj për ty, dhe unë i thash, Zoti Kazazi ka ardhur deri këtu për Ju, cfarë mund të bëj unë për ju. Dhe kështu nisi
I thash dua të ndihmoj njerëz që kanë probleme me shikimin, dhe kështu shumë njerëz vinin në shtëpinë e tij, unë i kontrolloja. Cdo tre muaj kthehesha në Shqipëri dhe sillja syzet të cilat i kisha pregatitur në Holandë. Ky ishte gjithnjë një moment shume i lumtur. Por gjithashtu, Osman Kazazi më tregonte fshatra të ndryshëm ku unë shkoja për tu bërë vizita njerëzve.
Grida: Në sa fshatra keni qënë?
Paul: Uhhh, në gjithë kto vite,
Grida: Kush ju ka lënë më shumë mbrësa
Paul: Mendoj në kamp Savër, një fshat pranë Lushnjes që ka shërbyer dhe si kamp internimi, aty kam takuar dhe dy vëllezrit Koleci, ish të persekutuar. Gazetari Holandez ka shkruar një artikull dhe për ta. Ndaj së bashku me Osman Kazazin unë shkova atje pasi ata kishin vuajtur dënim me Osmanin në Burrel. Ishte një moment shume emocional. U përqafuam, ishte e pabesueshme. Një nga udhëtimet e mia më të vecanta. Aty vizitova të gjithë njerëzit që kishin qënë në kampin e internimit. Ishte e jashtëzakonshme për mua. Ata ndanë me mua historitë e tyre nga vuajtjet që kishin kaluar. Ishte shumë frymezuese për mua.
Grida: Më trego për vajzën, degjova se ajo po ndjek hapat e tua, misionin tënd. Si quhet ajo?
Paul: Jet
Grida: A e di se se në shqip ky emër do të thote Jete, kjo është një shenje.
Paul: Po është fantastike, është një rastësi.
Grida: Dhe ajo po ndjek hapat e tua.
Paul: Po ajo është 20 vjec tani, nuk e ka njohur Osman Kazazin apo motrat e tij. Ka degjuar vec historitë, por tani ajo po studion Optometri. Mendoj që eshte infektuar nga une. Këtë vere ne ishim bashkë në një fshat, në Mullet për të vizituar disa njerëz. Kjo u shfaq dhe në dokumenatar. Asaj i pelqen teper dhe ka deshire po ashtu te ndihmoj njerezit me profesionin e saj.
Grida: Ku jetoni ne Holande ?
Paul ; Në Bosom një qytet pranë Amsterdamit por klinika optike ndodhet në Harlem prane detit është një qytet i madh.
Grida : E kuptoj, a e vizitoj ndonjehere Osman Kazazi Holanden?
Paul: Po sigurisht eshte nje histori shume e bukur.
Grida: Cila ishte pershtypja e tij, pas burgimit pas cdo gjeje.
Paul: Eshte e mbrekullueshme, Osman Kazazi, kishte nje katarakt ne sy, une nuk i vija dot me ne ndihme me syze ndaj vendosa ta marr ne Holande. Nje mik imi e operoi falas, dhe Osmani qendroi per dhjete dite, aty i tregova Holanden.
Grida; Pas operacionit. Pra i tregove Holanden pasi ai rifitoi shikimin.
Paul: Po sigurisht,
Grida: Pra dy dhurata te medha.
Paul: Ai me thoshte: ‘Paulo une po shoh boten, tani jam i lire nga burgu im i dyte” kjo ishte shume e bukur ta degjoja. Ishte e mbrekullueshme ta kisha ne shtepine time, dhe ai ishte kaq modest. Nuk kishte uri për pushtet. Ai kishte pushtet për ndërlidhje, nuk kishte asnje ambicie të cuditshme. Mendoj që Shqiperia duhet te jete shume krenare pasi duhet te keni parasysh Mandelen, ama Osman Kazazi vuajti shume me shume.
Grida; E sheh si nje Mandela.
Paul: Po keshtu e shoh,
Grida: E thënë nga një individ që vjen nga perëndimi për ne është një mirënjohje e madhe, të dëgjojmë njerëz si ju, që vlerësojnë kaq shume trashëgimin tone te vuajtjeve dhe këta njerëz.
Paul: Faleminderit shume por unë thjesht ndjek zemrën dhe ky vend me ka pasuruar shume shpirtërisht. Skam me çfarë të them.
Top Channel