Studiuesit gjejnë kafkën gjigante të delfinit të lashtë në Amazonën peruane (fotot)

21/03/2024 17:37

Fosili gjigant i një delfini lumi është gjetur në Peru, që sipas studiuesve specien më të afërt në jetë e ka në Azinë jugore.

Kafka e fosilizuar e delfinit të lumit besohet se vjen nga rreth 16 milionë vjet më parë, dhe besohet se specia e lashtë ka ardhur nga oqeani për të kërkuar strehim në ujërat e lumenjve të Amazonës.

Specia e zhdukur besohet se ishte 3.5 metra e gjatë, që është delfini më i madh i njohur.

Drejtuesi studiuesve Aldo Benites-Palomino thotë se specia i përkiste familjes Platanistoidea të delfinëve të lashtë.

“Delfinët e mbijetuar detarë largoheshin nga oqeanet për të gjetur burime ushqimi në ujërat e lumenjve. Lumenjtë ishin si një valvul shpëtimi, si për fosilin që gjetëm, ashtu dhe për delfinët e lumenjve që jetojnë sot”, tha ai.

Aldo Benites-Palomino dhe koleget duke germuar ne lumin Napo ne 2018

Benites-Palomino e ka zbuluar fosilin në Peru në 2018 kur ishte ende student. Ai thotë se tashmë po punon për doktoraturën në Universitin e Zurihut.

“Isha bashkë me një koleg kur e pamë kafkën e madhe, por kur pashë zgavrat e dhëmbëve, thërrita, ‘është një delfin.’ Por më pas kuptuam se nuk kishte lidhje me delfinin rozë të Amazonës,” tregon ai. “Kishim gjetur një kafshë gjigante, specia më e afërt me të cilën në jetë, gjendet dhjetra miëjra km larg në Azinë Jugore”.

Marcelo R Sánchez-Villagra, drejtori i paleontologjisë në Universitetin e Zurich tha se zbulimi ishte intrigues. “Pas disa dekadash kërkimi në Amerikën e Jugut, kemi zbuluar disa forma gjigante speciesh nga rajoni, por ky ishte delfini i parë i këtij lloji”, tha ai./TheGuardian/

FOTO GALERI
3/3
Aldo Benites-Palomino dhe koleget duke germuar nelumin Napo ne 2018

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA