Sot në Rusi po mbahen zgjedhjet presidenciale ku Vladimir Putin garon si kandidat i vetëm.
Duke qenë se kundërshtarët e Putin ndodhen në burg ose janë përzënë nga Rusia, ka pasur edhe shprehje të mërisë së qytetarëve kundër presidentit rus.
Në një shkollë që përdorej si qendër votimi në Shën Petersburg një grua hodhi koktej molotovi. Fatmirësisht nuk pati viktima dhe gruaja që bëri sulmin, u arrestua nga policia.
Incidente të tjera u regjistruan në Moskë, Voronezh dhe Rostov ku disa persona kanë hedhur lëngje brenda kutive të votimit, duke përfshirë edhe bojë në formë proteste kundër zgjedhejve të konsideruara si mashtrim pa konkurrencë të vërtetë.
Incidente të këtij lloji janë shënuar në të paktën pesë qendra votimi.
Top Channel