Marrëdhëniet SHBA-Iran, Rubio: Jemi të hapur për takim në OKB, por ende nuk ka një plan Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nis sot me debatin e përhershëm takimi më i rëndësishëm vjetor i OKB-së.
Krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe ministrat e jashtëm të më shumë se 120 vendeve, mblidhen një herë në vit në selinë e organizatës në Nju Jork, e në sesionin e tanishëm, priten me interes të veçantë fjalimet e presidentit amerikan Donald Trump, atij turk Recep Tayyip Erdogan, shefit të Elizesë Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Andy Burnham. Në fokus do të jenë po kështu edhe takimet dypalëshe që zhvillohen në kuadër të Asamblesë, siç është ai i Trumpit dhe kreun e shtetit ukrainas, Volodymir Zelensky.
Takimi pritet të jetë një nga momentet më të ndjekura të ditës, në një kohë kur lufta në Ukrainë mbetet një nga çështjet kryesore të politikës ndërkombëtare. Një tjetër moment i rëndësishëm pritet të jetë nënshkrimi i marrëveshjes për Groenlandën mes Trumpit, kryeministres daneze Mette Frederiksen dhe kreut të qeverisë së ishullit, Jens-Frederik Nielsen. Shumë diplomatë shpresojnë se takimet dypalëshe mund të prodhojnë rezultatet më konkrete gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork. Trumpi pritet të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të shteteve të Gjirit Persik.
Lufta me Iranin po zgjat prej gati shtatë muajsh dhe konflikti ka përfshirë gjithnjë e më shumë edhe vendet e rajonit. Sulmet iraniane, së bashku me përshkallëzimin e konfliktit me milicinë Huthi, po krijojnë rreziqe për qytetet, bazat amerikane, si dhe rrugët kryesore të transportit të naftës dhe të lundrimit detar.
Sipas ekspertit të OKB-së Daniel Forti, nga organizata International Crisis Group, ende nuk është e qartë se cilat do të jenë mesazhet kryesore të Trumpit. Forti ka deklaruar se, pak ditë para nisjes së Asamblesë së Përgjithshme, as këshilltarët e presidentit amerikan nuk kishin një ide të qartë mbi përmbajtjen përfundimtare të fjalimit të tij.
Top Channel