Zelensky njofton marrëveshjen e re për dronët, Ukraina kërkon të forcojë mbrojtjen ndaj Rusisë Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për një reformim gjithëpërfshirës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë heqjen e së drejtës së vetos për pesë anëtarët e përhershëm.
Sipas presidentit turk, sistemi ndërkombëtar i vendimmarrjes duhet të pasqyrojë më mirë realitetet e botës së sotme. Në një artikull të botuar në Bloomberg me titullin “OKB-ja duhet të heqë veton e Këshillit të Sigurimit”, Erdogan argumentum se krizat e viteve të fundit, përfshirë pandemitë, goditjet në sektorin e energjisë, ndërprerjet e zinxhirëve të furnizimit dhe konfliktet rajonale, kanë treguar kufizimet e një sistemi ku zgjidhja e sfidave globale varet në masë të madhe nga vendimet e një numri të vogël shtetesh.
Duke theksuar nevojën që mekanizmat globalë të vendimmarrjes t’u përshtaten kushteve të sotme, kreu i shtetit turk i mëshoi idesë se Këshilli i Sigurimit vazhdon të pasqyrojë një strukturë të krijuar në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas Erdogan, nevojitet një sistem përfaqësimi “më efektiv, më i drejtë dhe më i përgjegjshëm”, si dhe një pjesëmarrje më e gjerë në proceset e vendimmarrjes globale. Më tej, ai deklaroi se slogani i Turqisë, “Bota është më e madhe se pesë”, duhet të kuptohet si një thirrje për një shpërndarje më të gjerë të përgjegjësisë dhe përfaqësimit në sistemin ndërkombëtar.
Këshilli i Sigurimit është kritikuar prej kohësh për një përqendrim të konsiderueshëm të pushtetit te pesë anëtarët e përhershëm me të drejtë vetoje: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina.
Top Channel