
Policia e Shkodrës ka ndfaluar mbrëmjen e sotme Safet Bajrin, teksa udhëtonte me një mjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se Bajri qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Sipas bluve, ndaj tij u vendos gjabë si dhe bllokimi i automjetit tip “Mercedes Benz”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.
Top Channel