‘Varreza e budallenjve’ në Pragë rifiton famë prej legjendave të psikiatrisë së dikurshme

12/03/2024 18:37

Ajo ka qenë sfondi drithërues i filmit “Amadeus” dhe dikur është vizituar dhe nga Margaret Thatcher, por “Varreza e budallenjve” në periferi të kryeqytetit çek, megjithëse e pamirëmbajtur po kthehet në një atraksion të mistershëm turistik.

Gjuetarë fantazmash, kërkues skandalesh apo të tjerë vizitorë me ‘preferenca specifike’ raportohet se tërhiqen nga vendi.

“Varreza është e lidhur me legjenda dhe histori të mistershme, siç është ajo e Gavrilo Princip, vrasësit të Franz Ferdinand në Sarajeva, që është i varrosur këtu,” thotë kujdestari vullnetar Jiri Vitek.

Rreth 4,200 njerëz prehen në këtë varrëzë që dikur i përkiste spitalit psikiatrik Bohnice, ndërsa shumë varrë nuk kanë emër apo gur koke.

“Varreza i shërbente pacientëve të spitalit, të sëmurëve mendorë, të alkoolizuarve, prandaj ka marrë këtë emër, por njerëzit nuk duan që të gjejnë këtu kriminelë apo vrasës”, shton  Vitek për rrjetin AFP.

Ai shton se Gavrilo Princip, studenti që vrau dukën Franz Ferdinand në 1914, u internua këtu, para se t’i ngrihej një lapidar në vendin e tij.

Ai shton se shumica e të vdekurve këtu janë të kohës së Luftës së Parë Botërore, të varrosur mes 1916 e 1918.

Varreza u mbyll në 1951 por prej atmosferës së saj regjizori Milos Forman e përfshiu atë në filmin e tij të njohur të 1984, “Amadeus”, mbi jetën e kompozitorit të madh Mozart.

Gjatë viteve vendi është kthyer në një qendër për fantazitë e errëta, ose të të rinjve që duan të masin forcën e tyre me njëri-tjetrin.

Disa vendas e përdorim për të hedhur mbeturinat dhe të tillë Vitek e gjeti atë në 2011 të mbushur me frigoriferë e lavatriçeve të prishura.

Tani ai thotë se ka nisur të organizojë vizita, po shkruan një libër për të dhe kërkon të rinovojë kishën dhe memorialin e mbetur mes saj./AFP/

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA