Përgatituni ta shikoni në një dritë të re kutinë tashmë të kudondodhur në rrjet që ju kërkon të konfirmoni që “nuk jeni një robot”.

Nganjëherë ajo pasohet nga disa teste të tjera imazhesh ku kerkohet të identifikoni objekte të caktuara, ose të riprodhoni numra ose shkronja.

Por më shpesh ju duhet ë klikoni në kutinë ‘I’m not a robot’ për të vazhduar me lundrimin tuaj në internet.

Por si e kupton rrjeti që nuk jeni një robot nga një klikim i vetëm?

Metoda e njohur tashmë si CAPTCHA, bëhet për të dalluar përdoruesit kompjuter nga ata njerëzorë, ose ndryshe “për të kapur robotët”.

Disa supozojnë se klikimi në  ‘I’m not a robot’ dallon inteligjencën artificiale nga përdoruesit e tjerë, por funksioni i vërtetë është krejt tjetër, madje edhe paksa i frikshëm.

Në një program të mëhershëm të BBC është treguar se ky opsion i jep lejen rrjetit të kontrollojë historinë tënde në internet dhe të përcaktojë nëse je një person.

“Nuk është puna te klikimi por te analiza e veprimeve të tua para klikimit, sado të vogla mund të duken ato”, tha analistja britanike Sandi Toksvig në një panel.

Ajo shtonte: “Nuk mund t’ju them të gjitha detajet pasi ata i mbajnë sekret, sepse nuk duan që njerëzit të bëjnë me hile në test, por në përgjithësi klikimi kutisë nxit kërkuesin e internetit që jeni duke përdorur, të kërkojë historinë e vizitave të tua në rrjet”.

Toksvig shpjegonte më tej: “Klikimi i kutisë nis dhe analizimin e mënyrës sesi lëvizni kursorin në ekran, që është përsëri e frikshme, më duket mua”, shton prezantuesja.

“Kështu që kur klikon kutinë e sigurisë ‘I am not a robot’ ti po udhëzon faqen e internetit të kontrollojë të dhënat e tua dhe të vendosë vetë. Nëse makineria nuk është e sigurte, ajo nuk të jep aksesin por të drejton te fotografitë për të zgjedhur, derisa të sigurohet”.

Video është rishfaqur kohët e fundit në rrjetin Tik Tok dhe ka marrë miliona klikime.

Shumë nga komentuesit ishin të shokuar. “Me të vërtetë?” pyeste një përdorues.

Ndërsa një tjetër kërkonte të dinte: “Kush ia jep atyre të dhënat private? A është e ligjshme kjo?”

FOTO GALERI
1/2
Në një program të mëhershëm të BBC është treguar se ky opsion i jep lejen rrjetit të kontrollojë historinë tënde në internet dhe të përcaktojë nëse je një person.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA